Haxhiu: Vota për numrin një në listën tonë nuk është votë e pavlefshme

E publikuar: 05/02/2021 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjitha votat për Albin Kurti do të numërohen.

“Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë. Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë. Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura”.

“Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash. Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin”.

“Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes, vazhdoni me numrin 1!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.