Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në një ekspozitë në sheshin e Prishtinës e cila i dedikohet grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Ekspozita “Tuneli i Fundit është aktivitet që ndihmon në ngritjen e vetëdijes qytetarëve dhe të informimit ndaj dhunës, tha ministrja.
“Ekspozita është duke u mbajtur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, kurse ditën e nesërme do të qëndrojë në Prizren dhe më pastaj në Pejë”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.