Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha në një konferencë për medie se të gjitha institucionet kanë punuar shumë për procesin e liberalizimit të vizave, për të cilin tha se nuk është në dorën e Qeverisë.
“Ajo çka mund të them unë është se gjithçka çka varet nga ne është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë, sidomos Ministria e Punëve të Jashtme, Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca”, tha ministrja Haxhiu.
Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor.
Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.
Në Prishtinë janë shprehur optimistë se liberalizimi i vizave do të ndodhë.