Haxhiu thotë se është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi

E publikuar: 01/12/2022 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë nga ana e ministrisë që ajo drejton.

“Sa më përket mu, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.

Haxhiu tha se janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave.

Ajo ka thënë se kjo është një betejë e rëndë, por që nuk do të ndalen.

“Ministria ka adresuar i ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë femicidin. Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na mund të ndal”, ka thënë Haxhiu në TëVë1.

Pas vrasjes së 35-vjeçares deputetë nga opozita kanë kërkuar dorëheqjen e Haxhiut.