Sipas deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, kryeministri Ramush Haradinaj do të shfrytëzohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli vetëm edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ajo ka thënë se më pas, Haradinaj do të hedhet si leckë nga PDK-ja.
Ky reagim i Haxhiut vjen pasi Haradinaj e Thaçivendosën për funksionalizimin e ekipit menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit.
“Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e ‘Zajednices’ apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës! Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet t’a bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin! Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK’në që t’a hedhin sikur leckën. Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më parë! Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit”, ka shkruar ajo në Facebook.