Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, që e nxori këtë parti bindshëm fituese dhe hapat drejt krijimit të institucioneve.
Haxhiu ka thënë se nuk e shohin të nevojshëm koalicionin me LDK’në, teksa se ka përjashtuar mundësinë që ndonjë deputet i partive tjera t’u bashkohet, shkruan Reporteri.net.
“Nuk do të synojmë koalicion me LDK-në, pasi nuk e shohim të nevojshme…Nuk përjashtojmë mundësinë që dikush nga deputetët e partive opozitare të na bashkohet…Në situatën kur kishim insistuar për komisionin për votim të fshehtë, kishte deputet të grupeve parlamentare opozitare që në takime në Kuvend na thoshin insistoni për komisionin për votim të fshehtë pasi do t’ju mbështesim, ka deklaruar Haxhiu në KTV.
Ajo ka thënë se nuk e ka pritur që partia e saj në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të dilte më mirë se që kishte dalur në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
“Personalisht s’kam besuar se do të tejkalojmë rezultatin e vitit 2021. Me rezultatet që janë, të paktën ato preeliminare, po del që Lëvizja Vetëvendosje merr më shumë mbështetje sesa në vitin 2021, ku ka qenë fitore historike po ashtu”.


















