Haxhiu: Sot mbahen dy seanca të rëndësishme

E publikuar: 22/02/2018 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot mbahet seanca për demarkacionin dhe për gjykimin e aktivistëve të VV-së

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka komentuar dy seanca që do të mbahen sot, ajo lidhur me seancën ndaj aktivistëve të VV-së ka thënë se Apeli duhet t’i jap fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve.

Kurse për demarkacionin, Haxhiu ka thënë se deputetët duhet të votojë kundër ratifikimit të marrëveshjes.

“Sot mbahen dy seanca jashtëzakonisht të rëndësishme. Në të parën pra atë të Apelit, duhet dhënë fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve ndërsa në të dytën deputetët duhet të respektojnë betimin e dhënë pra të votojnë kundër marrëveshjes që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media