Haxhiu: Sivjet janë punësuar afro pesëmijë vajza dhe gra

E publikuar: 14/12/2022 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3.

Ajo ka shtuar se sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i qeverisë.

“Këtë vit janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra në kuadër të masës 1.3. Sot, sërish është rihapur një mundësi e tillë sepse pavarësia ekonomike e vajzave dhe grave përmes punësimit është prioritet i Qeverisë”.