Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk është anuluar marrëveshja me Danimarkën për marrjen me qera të burgjeve në Kosovë.
Ajo është shprehur se delegacionet Kosovë-Danimarkë janë në koordinim të plotë, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Haxhiu ka thënë se një delegacion i Danimarkës do të vijë në Kosovë në tetor për të implementuar marrëveshjen.
Ndryshe, mediumi danez Ekstra Bladet, raportoi gjatë ditës se qeveria e Kopenhagës kishte pezulluar marrëveshjen me Kosovën për burgjet.