Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se është Sami Lushtaku bashkë me të birin e tij, deputetin Mërgim Lushtaku, që për interesa të tyre personale kanë ndërmarr veprime që ai i quan të pamatura.
Haxhiu në një prononcim të shkurtër përmes telefoni, ka thënë për klankosova.tv se Lushtaku nuk mund ta shkarkojë atë nga pozita e nënkryetarit te degës së PDK-së në Skënderaj.
“Sami Lushtaku po ka dëshirë që të ta bëjë djalin e tij kryetar dege në Skënderaj, por ky është vendim i pamatur”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.
“Është frikë për procesin zgjedhor në të cilin kemi hyrë dhe Lushtaku po sheh mundësinë që ta keqpërdor atë për interesa të tij”.
“Ky është një vendim nulë, i kohës së dinastive, por tash ia kujtoj atij se jemi në demokraci”.
“PDK nuk është pronë private e askujt”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka thënë më tej se ka diskonim te anëtarësia, që ai të jetë kryetar i Degës së PDK-së në Skënderaj, çka sipas tij ka nxitur veprimin e Sami Lushtakut me të birin Mërgim Lushtaku.


















