Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrajes së 63 vjeçares nga burri i saj në Prishtinë.
Haxhiu thotë se kjo vrasje e rëndë i pikëlloi thelle të gjithë por se do të gjejnë forcë edhe më shumë drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale.
“Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë. Është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre”.
“Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë. Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.