Haxhiu: Po ndërtojmë një mekanizëm shumë të dashur për garantimin e ndalimit të korrupsionit

E publikuar: 11/09/2024 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes ndryshimit të ligjit, po e dëshmojnë konsistencën, përkushtimin dhe vendosmërinë e plotë të qeverisë kundër korrupsionin.

Ajo ka theksuar se ligji, i cili u kontestua nga Gjykata Kushtetuese, përmban katër ndryshime, sepse s’ka pasur nevojë për një ligj të ri.

Sipas saj, po ndërtohet një mekanizëm shumë i dashur për qytetarë për garantimin e ndalimit të korrupsionit.

“Ligjin e kemi ndryshuar, përmes së cilit dëshmojmë konsistencën, përkushtimin dhe vendosmërinë e plotë të qeverisë kundër korrupsionin. Abuzimi me paranë publike nuk mund të kalohet pa u adresuar dhe pa u gjykuar. Jemi optimistë që po ndërtojmë një mekanizëm shumë të dashur për qytetarë për garantimin e ndalimit të korrupsionit. Ministra e Drejtësisë ka reaguar me urgjencë me gjetje dhe luftën ndaj korrupsionit”.

“Çdo hap i ndërmarrë është dëshmi e qartë për të mbrojtur demokracinë dhe integritetin e vendit. Arsyeja sepse e dini shumë mirë që ka pasur shumë zëra që konfiskimi civil i shkel të drejtat e qytetarëve, por konfiskimi civil është kushtetues për luftimin e sektorit publik. Ne nuk kemi draftuar një ligj të ri sepse nuk ka pasur nevojë për një të ri, kemi vetëm katër çështje që i kemi prekur. Ne kemi adresuar që nga viti 2008 që të bëhet vlerësimi i pasurisë, ky projekt ligj është shumë i rëndësishëm edhe pse ka pasur tendenca që të ndalohet”, ka thënë Haxhiu, në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin./EO