Haxhiu: Opozita nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e VV-së për të propozuar kandidatin

E publikuar: 09/06/2025 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Albulena Haxhiu ka fajësuar opozitën për situatën aktuale.

Ka thënë se ata nuk mund të ndërhyjnë në të drejtën kushtetuese të VV-së për të propozuar kandidatin.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Nuk i përket vetëm VV-së, të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit, ne kemi marrë përsipër të kontribuojmë në këtë pikë. Nuk është përgjegjësi vetëm e jona. Jemi përgjigjur disa herë për këtë, të drejtën për të propozuar e ka VV-ja, si subjekt i parë. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit politik, të drejta kushtetuese janë mbi prerferencat individuale”, tha Albulena Haxhiu.