Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ai ka ndryshuar votën në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale, për siç thotë ai “për hirë të partneritetit me SHBA’të dhe BE’në”.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Haxhiu ka thënë se mendimi i tij vazhdon të jetë se kjo Gjykatë është e padrejtë, porse ndryshoi votën për hirë të thirrjeve të miqve ndërkombëtarë.
“Jam i mendimit se kjo Gjykatë është e padrejtë”, thotë Haxhiu.
“Në aspektin racional dhe për interesin shoqëror kam votuar pro Gjykatës. Për të ruajtur partneritetin me SHBA’të dhe BE’në. Për të ruajtur kredibilitetind he për të treguar se vendi jonë është I përparuar dhe jo i izoluar”, ka thënë ai.