Haxhiu mirëpret vendimin e Kushtetueses për Vettingun: Do ta bëjmë reformën e thellë

E publikuar: 22/12/2023 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për amendamentet për procesin e Vettingut.

“Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm. Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës.”

Ajo ka thënë se ka shumë punë përpara, duke shtuar se janë të përcaktuar për ta kaluar cdo sfidë.

“Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi”.