Haxhiu mirëpret mbylljen e grupit “Albkings”: Për viktimat do mbetet traumë jetësore

E publikuar: 30/05/2024 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“..”Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur mbylljen e grupit “Albkings” dhe arrestimin e shtatë personave të përfshirë në këtë rast.

Haxhiu ka thënë se rasti “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për viktimat do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”. “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Sipas Haxhiut, institucionet e kanë për obligim që të mos lejojnë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale në forma të ndryshme të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.

“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka theksuar Haxhiu.

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka njoftuar se janë arrestuar gjithsej shtatë persona deri më tani për rastin “Albkings”.

Në konferencë për media u bë e ditur se përfundimisht ky grup është mbyllur, edhe pse disa herë ishte rihapur pas mbylljes.

Tutje, nga prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati u bë e ditur se fazat e hetimit do të fillojnë edhe në pista të tjera, pasi dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe vepra tjera penale.