Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Lista Serbe në Kuvend nuk i përfaqëson interesat e serbëve që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, por dirigjohet nga Beogradi dhe përfaqëson interesat hegjemoniste e shoviniste të Serbisë në Kosovë.
Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Si pasojë e negociatave pa kushte dhe pa parime u krijua Lista Srpska e cila nuk përfaqëson interesat e serbëve që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, por dirigjohet nga Beogradi dhe përfaqeson interesat hegjemoniste e shoviniste të Serbisë në Kosovë!
Qytetarët serb duhet të përfaqësohen nga një subjekt tjetër politik që nuk lufton Republikën e Kosovës dhe jo nga një subjekt që dirigjohet nga Beogradi dhe e bën jofunksional shtetin e Kosovës!”(sic.)