Haxhiu: Ligji për KPK-në, eleminon korporatizmin dhe grupet klanore

E publikuar: 11/07/2024 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Ligji i votuar sot për Këshillin Prokurorial të Kosovës është reformë e shumë pritur.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky ligj do ta riorganizojë Këshillin Prokurorial “me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem”.

Haxhiu pohuar se ndryshimet e votuara sot në Kuvend për ligjin në fjalë janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mbetemi të përkushtuar e të angazhuar në rrugën tonë reformuese, për një sistem llogaridhënës e profesional, të besueshëm dhe të pandikueshëm, e të qasshëm për të gjithë qytetarët”,ka thënë Haxhiu.