Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar tubimin e VV’së në hapjen e fushatës së tyre, ku shtron pyetjen se si është e mundur që pushtetarët që kanë qeverisur për katër vite të mos kenë fjalime.
Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Glauk Konjufcën e kishte konsideruar si autoritar të shkronjave, por që sipas tij, as ai nuk pati ndonjë fjalim
“Si është e mundur që nuk mund të kenë fjalime njerëzit që kanë udhëhequr për katër vite. E kam konsideruar Glauk Konjufcën si një autoritet të shkronjave, si mundet një autoritet i tillë që ka studiuar filozofinë të jetë i pamotivuar, pa shkëlqim në fjali, të një politikani të periferi si me qenë I Muçivërcës. E kishin harruar edhe gruan e Albinit, derisa ju kujtua Donikës që ekziston dikush që po prezanton në fushatë”, tha Haxhiu.
Tutje, Haxhiu përmendi edhe nisjen e fushatës së Kurtit me zonjën Ferdonije, për të cilën thotë se ishte e gabueshme, dhe do duhej të gjente ndonjë natyrë tjetër të takimit me të.
“Nisi me Ferdonijen, e cila fatkeqësisht nisi për dikë që kishte premtuar se do t’ia kthejë eshtrat e fëmijëve dhe të bashkëshortit të saj. Katër vjet e humbura për djemtë e Ferdonijes nuk kishin arsye për t’u mburrur Albin Kurti me një drekë kështu të zymtë, brenda një dhimbje të një gruaje. Do të duhej të gjente një natyrë tjetër të takimit, për shkak që kur nuk ke lajm për një nanë e cila është me dhimbje nuk duhet të ia largosh një shpresë që nuk ke mujt me realize për katër vite”.
Ndërsa, sa i përket skenës, ai tha se ishte pa ndriqim dhe me një prapavijë të perdeve që nuk do të dukeshin në fjalim.
“VV-ja si duket, kishte bërë një skenë pa ndriqim, me një prapavijë të perdeve që nuk do duhej të ishin në fjalim. Sllogani I cili dukej si një emitim I ringut të boksut të atëhershëm, ishte pa shkëlqim, ishte një ring I boksit që kishte vetëm të pashpresë për një fitore”, tha ai.