Haxhiu: Kemi me dhjetra raste kur pacientë me simptoma të Omicronit i’u është dhënë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin e Covid

E publikuar: 27/01/2022 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bekim Haxhiu deputet nga radhët e PDK-së tha se edhe këto ditë të dimrit po e shohim paaftësinë e qeverisë në menaxhim të pandemisë.“As pas dy vitesh Qeveria e Kosovës nuk arrin të dalloj variantet e Covid-19,

sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi pavarësisht situatës pandemike”Haxhiu tha se gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit të 2022 ka pasur përpjekje nga qeveria për zvogëlim të rasteve e të paraqiten shifra të rrejshme.

“Kemi me dhjetra raste kur pacientë me simptoma të Omicronit i’u është dhënë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin e Covid.

Këta persona kanë lëvizur lirshëm dhe janë shëndrruar në shpërndarës të virusit dhe rritur shpejtësinë e numrit të rasteve”Haxhiu tha se pandemia është betejë e të gjithëve e se vendimet të mos merren nga një komitet politik.