Haxhiu: Ka një inat që është i pakuptueshëm, që nuk i bën mirë vendit

E publikuar: 04/06/2025 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk po kërkojnë që deputetët të cilët ishin në opozitë mandatin e kaluar të votojnë për emrin e saj si kryekuvendare, shkruan infosot.com

Haxhiu ka theksuar se mund të votojnë edhe kundër edhe të abstenojnë. Sipas saj, ka alternativa se si mund të vazhdojnë tutje.

“Ka një inat që është i pakuptueshëm, që nuk i bën mirë vendit sepse është e rëndësishme që të gjithë deputetet të marrin pjesë në votim dhe jo të vijnë e të mos bëjnë asgjë”, ka thënë Haxhiu.