Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje për takimin e thirrur nga e para e vendit, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
Ajo u ka thënë gazetarëve se qëllimi i takimit është adresimi i rritjes së numit të vrasjeve si dhe rolin e institucioneve në këtë drejtim.
Sipas saj, në rastin e vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë, ka pasur dështim zinxhiror, por që janë në pritje të një raporti.
Haxhiu ka sqaruar se Prokuroria ka dështuar që ta parandalojë këtë rast ngase siç tha ajo krimineli është liruar në procedurë të rregullt edhe pse ka pasur prova për dhunë në familje.
Kur foli për mundësinë e dorëheqjes ajo tha se MD-ja i ka kryer të gjitha kompetencat që ka.
“…qëllimi i këtij takimi është që të flasim për situatat që kanë ndodhur për vrasjet e rënda dhe për rolin e institucioneve për adresimin e përgjegjësisë. Sipas informacioneve të para ka dështim zinxhiror dhe për këtë siç iu kam thënë edhe dje në momenti që do të pranojmë raportet e inspektimit do të merren vendim në raport me kompetencat. Kanë filluar inspektimet kemi pritur që të mbarojnë dje, mirëpo duket që janë më komplekse dhe sigurisht që kanë marrë kohë më tepër”.
“Duhet të jepet arsyeja se kur kërkohet dorëheqja e dikujt, Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatit. MD nuk ka të drejt që t’i kërkojë prokurorit të veprojë. MD nuk të drejtë që të shkarkojë prokurorë ose gjyqtarë. Kjo qasje është e papranishme, nuk ka pas Qeveri që e ka trajtuar me më seriozitet këtë temë, lufta është e vështirë, por nuk është e pamundur. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi proceduar në Kodin Penal ndryshimet, kanë thënë që këto ndryshime i shkelin të drejtat e njeriut. MD me kompetencë të plotë i ka kryer të gjitha përgjegjësitë, dështimi është te sistemi i drejtësisë, krimineli në korrik të këtij viti, prokuroi e ka liruar në procedurë të rregullt, nuk ka asnjë shkarkim as dorëheqje. Të japin përgjegjësi ata që nuk i kanë kryer detyrat”.