Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje edhe të dielën nëse do opozita

E publikuar: 28/03/2024 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qeveria është e gatshme për zgjedhje të reja, nëse këtë e do opozita, por ritheksoi edhe njëherë se dorëheqje të kryeministrit nuk do të ketë.

Ajo madje tha se nuk e lejon ligji, se koalicioni është i gatshme për zgjedhje edhe të dielën ardhshme.

“Për neve në të dielën me qenë e mundshme shkojmë në zgjedhje. Kur do që donë opozita mundemi me shkuar në zgjedhje, po me dashtë opozita me shku në zgjedhje e kishin votuar shpërndarjen e Kuvendit, por po thonë jo, po duam dorëheqjen e kryeministrit”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se dorëheqje të kryeministrit nuk do të ketë.

Sipas Haxhiut, kudo që opozita është gati për shpërbërje të Kuvendit kjo mund të ndodhë.