Haxhiu i dhuron deputetes britanike akesorë të punuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

E publikuar: 21/10/2023 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka pritur sot në ministri deputeten britanike, Alica Kearns.

Haxhiu tha se i ka dhuruar deputetes britanike aksesorë të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E nderuar të pres deputeten Alicia Kearns në Ministrinë e Drejtësisë. Pas takimit tonë produktiv, pata privilegjin t’i dhuroja disa aksesorë artizanale të bëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe i tregova Këndin e Guximit, ku ekspozohen punime artizanale.”- shkroi ajo në platformën X.