Haxhiu: Gruevski, Mijalkov dhe Ahmeti jane kriminela…e kane vendin ne burg

E publikuar: 11/05/2015 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuem ne emisionin Rrokum Roll, drejtori i Televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, tha se ngjarjet ne Kumanove jane nji loje e flliqte e kryeministrit Gruevski, dajes se tij shefit te sigurimit Sasa Mijalkov dhe liderit shqiptar te BDI, Ali Ahmeti.

Keso lojnash ne Ballkan jane luejt dhe gjithmone kane qene te pergjakshme, tha Haxhiu.

I pyetun me spjegue pse e fut Ali Ahmetin ne kete treshe, zoti Haxhiu tha se ai po sillet me papergjegjesi dhe asht shnderrue ne nji lolo. Ahmeti asht krejt i padijshem, nuk ka lidhje me politiken, Ahmeti po merret vetem me dele…ai kohen e kalon me dele…kete preokupim e ka, tha Haxhiu.

Ne pyetjen pse u desht me u kall Kumanova, Baton Haxhiu tha sepse lideri i opozites ka pase me shpalose pergjimin e radhes qe zbulon fakte akuzuese per qeverine e Gruevskit dhe te Ali Ahmetit.  Jane ngjarjet e njoftuna te liqeni, ku akuzohen shqiptaret per vrasje te pese maqedonasve te ri, asht rasti i njoftun “Monstra”.
Me qene se pritet qe kjo ‘bombe’ e radhes e Zoran Zaev ka me implikue qeverine e Gruevskit, Mijalkovit dhe Ahmetit, atehere asht mire qe destabilizimi i Maqedonise me shty dhe me minimizue kete rast.

Dhe rasti “Monstra” asht shume i ngjajshem me rastin “Panda” ne Kosove, kur Milosevic vrane serbet e ri ne nji kafeteri ne Peje, per me i akuzue shqiptaret dhe me kall luften. Askush s’ka besue se Serbia ka me i vra femijte serbe per me nis konfliktin. Por kete model veprimi na e njohim ne Ballkan, si ‘Panda”, “Plitvice”, Sarajeva…tha Haxhiu.

Ali Ahmeti asht analfabet

Pse nuk shkoi Ali Ahmeti ne Kumanove, ishte pyetja e Jupollit. Sepse s’ka guxue, tha Baton Haxhiu. Ali Ahmeti asht avanturier, asht gjyse analfabet dhe mendoj se Ali Ahmeti asht lideri ma i damshem i shqiptareve ne Maqedoni. Ai asht kontestue nga vetvetja.

Gruevski, Mijalkov,  Ahmeti e kane vendin ne burg

Baton Haxhiu ne emisionin Rrokum Roll tha se treshi Gruevski, Mijalkov dhe Ahmeti e kane vendin ne burg.  Njeriu qe nuk shkon me i mbrojte qytetaret e vet, po angazhohet veç me i nxjerre prej aty tre luftare qe me gjase vet i ka çue atje me kall lufte, e ban Ahmetin bashkefajtore me Gruevskin e Mijalkovin.

Liliputi Gruevski qe don me u ba Aleksander

Kjo situate i konvenon vetem Gruevskit, ketij ‘hajni ballkanik’. Ne te verete, jane dy ‘hajna’, Gruevski dhe daja i vet Mijalkov. Keta te dy i kane ‘vjedhe’ 1.2 miliarde tuj ndertue permendore.

 

Ali Ahmeti asht kriminel bashke me Gruevskin dhe Mijalkovin

 

Ju e keni pa qysh ky liliputi Gruevski don me u shnderrue ne Aleksander, tuj ndertue statuja, tha Haxhiu.

Rujuni prej liliputeve si puna e Gruevskit. Ky njeri ka vra n’Maqedoni.

Zaev, e ardhmja qytetare e Maqedonise

Maqedonia duhet me rilind nga qytetaret, nga shqiptaret dhe maqedonet e bashkuem per nji Maqedoni qytetare.  Nese nji lider si Zaev shkon ne Kumanove dhe e presin me apllauz, atehere ai asht njeriu i te ardhmes.  Zaevi asht njeriu i nji Maqedonie qytetare.