Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në pritje të komentit të Komisionit të Venecias sa i përket ligjit për Vettingun.Derisa ka folur për punën e saj në krye të këtij dikasteri, tha se është dëshmuar se Kosova mund të ketë Qeveri të pakorruptuar e që nuk e keqpërdor buxhetin e shtetit.
“Sot bëhet një vit prej kur kam pranuar detyrën si ministre e Drejtësisë dhe kemi dëshmuar se mund të këtë qeveri pa skandale dhe të pakorruptuar. Kemi dëshmuar se një qeveri në Kosovë mund të veproj dhe mund të punoj pa keqpërdorur buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve”, tha ajo.
“Kemi përmirësuar kornizën ligjore në vend me qëllim luftimin e krimit dhe korrupsionit. Strategjinë për sundimin e ligjit, vettingu mbetet kryesori. Ministria e Drejtësisë vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me opinionin e Venecias. Jemi të vendosur që të jetë proces i përgatitur mire në përputhje me standardet më të mira”, tha ajo.“Për një vit punë MD-ja ka finalizuar 37 dokumente, përfshirë edhe marrëveshje ndërkombëtare.
Jemi në prag të përfundimit të punës për uljen e tarifave për përmbaruesit dhe po ashtu njësoj do të veprojmë edhe sa i përket tarifave të noterëve”.Haxhiu tha se provimi jurisprudencës tashmë ky proces është karakterizuar me profesionalizëm ku ka 192 jurist të rinj që janë pajisur me certifikata të provimit të jurisprudencës.
E për sfidat që i ka pasur ky dikaster, tha se janë të shumta. Ndërsa për Vettingun tha se është kërkesë shoqërore dhe i vetmi çelës që e kanë në duar për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës.“Vettingu është kërkesë shoqërore dhe i vetmi çelës që e kemi në duar që ta bëjmë Kosovën shtet të së drejtës.
Ka pasur sfida edhe për kundër faktit që kemi thirrur takime subjektet opozitare për njoftimin e tyre deri tani këto takime nuk kanë ndodhur për faktin se është e rëndësishme se për reformën në drejtësi pavarësisht dallimeve të subjekteve politike besoj që do të duhej të kishe konsensus politik”, tha ajo.