Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas akuzave të sotme të presidentit Thaçi, se familjarë të këshilltares së saj, kanë laborator droge, për të cilin ai edhe ka shpërndarë një video.
Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti po shpif sipas saj për qëllime të pista, shkruan lajmi.net.
Madje, siç ka thënë ajo, familjarët e saj me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur presidentin në Gjykatën e Zvicrës.
Postimi i plotë i Haxhiut:
President shpifës
Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!
Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.
Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta.
Le të dalin e të flasin publikisht!.

















