Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë tubimit elektoral në Vushtrri të Lëvizjes Vetëvendosje ka sulmuar targetuar direkt prokurorin MILOT Krasniqi.
Haxhiu përmendi prokurorin që e ftoi kryeministrin Albin Kurti si dëshmitar për rezervat shtetërore.
Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2021 kishte premtuar reformë në drejtësi, Haxhiu në vitin 2025 ka zgjedhur të sulmojë direkt Prokurorinë, që sipas saj “nuk po e kryen punën”.
“Mbi 250 dosje të keqpërdorimeve të Qeverive të kaluara i kemi dorëzuar në Prokurori. Si është e mundur që asnjë rast i vetëm nuk u trajtua gjatë këtyre viteve nga Prokuroria. Vlera keqpërdorimeve tejkalon mbi 80 milionë euro”.
“Një prej këtyre dosjeve, e ka dorëzu Ministria e Drejtësisë për pronën e Hotelit Vicianum, ju e dini shumë mirë sepse jetoni në Vushtrri dhe e dini që ajo është pronë e Ministrisë së Drejtësisë, dhe ish-ministri i Drejtësisë, ish-drejtori i burgut ia kishi dhënë një oligarku. Por, ne e kemi anuluar atë, mirë kemi bërë, sepse e mbrojmë pronën publike”.
“A e dini çfarë ka ndodhur Prokurori që po i çon ftesë kryeministrit si dëshmitar për rezervat shtetërore e ka mbyllur atë rast, Prokurori Milot Krasniqi e ka mbyllur këtë rast me pronën e Vicianumit e po merret me kryeministrin Kurti, por jo më pas 9 shkurtit”, ka thënë Haxhiu ndër tjerash. /Gazeta Express