Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në 24-vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, tha se drejtësisë i duhur përkushtim që të bëj gjithçka për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.
“Përkushtim i palëkundur i duhet drejtësisë që të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësinë për të gjitha viktimat e gjenocidit serb”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Studime të Vushtrrisë më 2 maj 1999 u vranë e masakruan 116 civilë.
Kolonë e gjatë civilësh po largoheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre, me tmerrin që po shkaktonte ushtria serbe duke masakruar gjithandej Kosovës civilë të pafajshëm, në pranverën e vitit 1999.
Mijëra familje mbetën pa më të dashurit e tyre, e për kriminelët serb ky ishte veç një episod tjetër nga seria e masakrave që po shkaktonin ndaj popullit shqiptarë.
Përkushtim i palëkundur i duhet drejtësisë që të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësinë për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.
Lavdi të gjithë të rënëve të luftës për liri!