Bekim Haxhiu
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të pozitës që të votojnë pro tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti.
Haxhiu në një prononcim për Ekonomia Online tha se ky projektligj duhet të votohet, pasi sipas tij, shumë qytetarë kanë hy në borxhe në këtë kohë të krizës ekonomike.
Sa i përket përkrahjes së deputetëve të pozitës, ai thotë se disa prej tyre janë deklaruar pro votimit të projektligjit.
“Po është pyetje për mua që nuk do të parashtrohet se normalisht që iniciatori do ta mbështes iniciativën e tyre, mirëpo çështja është që sot projektligji po rikthehet në kuvend për shkak me kërkesën e qytetarëve brenda 8 ditëve 21 mijë e 393 qytetarë kanë mbledh nënshkrimet dhe kanë rikthyer projektligjin për Trustin”.
“…është më se e domosdoshme që ky projekt ligj të kalojë për shkak krizës ekonomike, rritjes së çmimeve dhe inflacionit. Numri i madh i qytetarëve janë që kanë hy në borxhe gjatë kësaj periudhe kohore. Është një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit t’i mundësojnë qytetarëve që të marrin disa nga kursimet e tyre. Vota kundër Trustit është votë kundër kërkesës së qytetarëve, është votë anti-popullore dhe i ftoj të gjithë deputetët që të jenë krahë kërkesës së qytetarëve”, thotë ai.
“Ka disa deklarime të deputetëve të mazhorancës në këtë rast që ta votojnë, mbetet me pa nesër në Kuvend”, shtoi Haxhiu.
Të enjten në rend dite në seancën e Kuvendi është plotësimin ndryshimi i ligjin për Trustin Pensioanl, ndryshime këto që nëse votohen mundësojnë tërheqjen e 30% të mjeteve.