Haxhiu: Dihet emri i kryeministrit, nuk dihen emrat e tjerë

E publikuar: 08/04/2025 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë në detyrë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se

ajo çka dihet deri tani është emri i kryeministrit, duke aluduar në Albin Kurtin.

“Asnjë prej çështjeve që ne i kemi thënë për subjektet politike nuk jemi tërhequr nga asnjëra nga ato çështe. Po flas për qëndrimet publike politike që i kemi pasur për subjekte politike. Prokuroria themelore është duke i bërë hetimet. Secili person që është i përfshirë në këtë krim me votat e mërgatës duhet të japë përgjegjësi.

“Të gjitha veprimet tona kanë qenë publike dhe transparente. Deri në seancën konstituive janë edhe shtatë ditë. Nuk e përjashtojë mundësinë që do të këtë përpjekje të tjera për takime. Kurti ka ftuar për takim LDK-në  për nesërt ose pasnesër. Qëllimi është konstituimi i Kuvendit. Ajo çka dihet deri tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e tjerë që do t’i kenë, qoftë në qeveri, qoftë në Kuvend. Kushtetuta e përcakton qartë që kryetari i Kuvendi propozohet nga partia me më shumë vota”, tha Haxhiu./EO/