Haxhiu: Deda i tha Molliqajt se deputetët e VV-së duhet të hiqen me shkelma nga Kuvendi

E publikuar: 21/03/2018 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ish-deputeti i kësaj partie, tash i Alternativës, Ilir Deda, i ka thënë Dardan Molliqajt se deputetët e VV-së duhet të hiqen me shkelma nga Kuvendi për shkak të gjuajtjes së gaz lotsjellësit.

“Ilir Deda, deputeti i “moderuar” para pak minutash në byfen e deputetëve i tha Dardan Molliqajt, me qene në vend të tyre (s’e di ne vend te kujt, ndoshta të Kadri Veselit) i kisha qit zhag dhe shkelma jashtë këta të VV’së!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.