Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre nënkryetarët e rinj. Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur Albulena Haxhiu, nga Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën, i cili gjithashtu u zgjodh për këtë post.


















