Haxhiu: Asht koha e fundit t’i heqim qafe këta që po bajnë pazare me Kosovën

E publikuar: 24/03/2016 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

https://www.youtube.com/watch?v=esQBmkyCxUE

“Njisoj sikur ju, ashtu jam njoftue edhe une. Mbetet te shpresoj dhe besoj zoja Kadaj Bujupi ka me vazhdue njisoj se tue e marre parasysh situaten politike qe po e kalojme s’asht me randesi a asht ne Aleance, Vetevendosje, Nisme, apo ne shoqni civile, e randesishme asht qendrimi kunder perballe ketij pushteti kriminal”, tha Haxhiu, tue thane se nuk dine asgja nese Kadaj Bujupi ka me shkue ne VV.

“AAK, VV e Nisma jane bashke ashtu qysh kane qene ne fillim”, theksoi ajo.

Takimi me shkollat e mesme s’asht qe kane qene i obliguem, kane marre pjese ata qe kane dashte. Ata kane qene te njoftuem per nji tubim qe ka me majte Albin Kurti, dhe kane marre pjese. Asht shume e randesishme me vetedijesue gjeneraten e re me situaten ne vend, ata me i menapulue asht shume e veshtire”, tha deputetja nga VV, Albulena Haxhiu e ftueme ne Rrokum Roll.

Tue thane se ma nuk po flitet per kundershtimin e opozites se bashkueme por per kundershtim te popullates se bashkueme, Haxhiu tha se ajo cka ka ma shume randesi asht qe kjo Qeveri te shkoj.

“Nuk ka qene e drejte bojkotimi i Kuvendit pa u diskutue mbrenda opozites, por ajo qe ka ndodh … ka ndodh”, tha Haxhiu tue shtue se VV ka me shkue ne ato senaca ku flitet per cashtje te randesise te madhe.

“Ajo cfare jemi tue e kerkue tani asht qe te dorehiqet kjo Qeveri, e kjo natyrisht se ka me u ba edhe ate shume shpejt”.

“Asht koha e fundit qe na t’i heqim qafe keta qe po bajne pazare me republiken e Kosoves”, ishte thirrja e Haxhiut per qytetaret per protesten e 26 Marsit.