Haxhiu as në votimin e dytë nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit, seanca e re pasnesër

E publikuar: 19/04/2025 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albulena Haxhiu as në votimin e dytë nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit. 57 vota ishin për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Haxhiut që u propozua për këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje i nevojiteshin së paku 61 vota.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe e caktoi seancën e re për të hënën në orën 15.00.