Haxhiu: Armend Muja nuk mund ta ndaloj kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e Trustit 

E publikuar: 19/05/2022 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e sheh të paarsyshëm faktin që deputeti i VV-së, Armend Muja ka vendosur vetëm ta trajtoj, Projektligjin për Trustin.

Haxhiu në një prononcim përGazetaBlic, thotë se ky Projektligj do të duhej të votohej në Kuvend sepse, deputetëve i është shpërndarë qysh nga data 27 Prill.

“Në ditën e fundit kur do të duhej të votohej në Kuvend, Projektligji për Trustin, tek atëherë, Armend Muja planifikon ta trajtoj në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Projektligji i është shpërnfarë deputetëve me 27 Prill dhe afati për trajtimin e tij në lexim të parë në seancë, është jo më larg se 28 ditë, do të thotë deri me datën 25 maj 2022”, u shpreh Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Projektligji për Trustin duhet të trajtohej në Komisionin për Buxhet para kësaj date.

“Komisionet e përherëshme do të duhej ta aprovonin raporton me rekomandime, para mbledhjes së radhës së Kryesisë së Kuvendit, me qëllim që në trajtohet në seancë në afatin e fundit ligjor, pra sipas rregullores do të duhej të trajtohej në Komision për Buxhet para kësaj date”, tha Haxhiu.