Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka pasur dorë në ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nëse dikujt i kam ndihmuar me sinqeritet ka qenë VV’ja”, ka thënë Haxhiu.
“Po të dështonte edhe VV’ja, sikur ORA, atëherë do të kishim vetëm fytyra të vjetra politike të LDK’së dhe PDK’së për një dhjetë vjeçar tjetër”
Tutje ai tregon takimet e tij me eksponentë të atëhershëm të VV’së.
“Dardani, Visari dhe Glauku vinin në emision tek unë dhe kishim biseda të zakonshme. Unë kam thënë që me Albinin nuk i fitoni zgjedhjet, por që të largoheni asesi”
“Në takimin e fundit kur më ka pyetur Dardani që a të ndahemi nga VV’ja, u kam thënë mos gaboni të e bëni, luftoni nga brenda sepse ky është gabimi më i madh që mund të bëni. U kam thënë që nëse nuk jeni bashkë atëherë nuk do të fitoni asnjëherë, gjë për të cilën u gabova”, tregon ai.
“Albini ka afinitete mashtrimi, që është natyrë e tij. Ai ka një pabesi tjetër. Flet dicka por nuk e bën. Këtë e bën se e ka në karakter”, shtoi ai. /Express/