Haxhinasto: Shqipëri-Kosovë, të forcohet bashkëpunimi

E publikuar: 20/12/2015 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Puneve te Jashtme te Shtetit te Izraelit Avigdor Lieberman, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë Edmond Haxhinasto priti në një takim anëtarët e komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Parlamentin e Kosovës.

Ai theksoi se koordinimi mes dy vendeve në procesin e Berlinit ka qenë intensiv, ndërsa e konsideroi zhvillim mjaft të rëndësishëm vendosjen e “Rrugës se Kombit” në hartën Evropiane si pjesë e rrjetit bazë.

Kreu i MTI-së, theksoi se sfidë mbetet rritja e volumit të trafikut ekonomik të biznesit të Kosovës në “Rrugën e Kombit” dhe Portet shqiptare. Ai tha se palët duhet të forcojnë bashkëpunimin, dhe te heqin pengesat jo fizike, veçanerisht në pikat kufitare.

Ministri Haxhinasto nënvizoi rëndësinë e vlerësimit strategjik dhe ekonomik të lidhjes hekurudhore Shqipëri-Kosovë. “Koordinim më i mirë duhet bërë edhe për standartet e infrastrukturës, për mirëmbajtjen si dhe taksimin e rrugëve”, tha ai.

Ministri u shpreh besimplotë se Komisionet parlamentare homologe të dy vendeve mund të nxisin në mënyrë të vazhdueshme forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Nga ana e tij kryetari i komisionit kuvendor kosovar Muhamet Mustafa, tha se përveç bashkëpunimit mes qeverive duhet të intensifikohet edhe bashkëpunimi mes 2 parlamenteve. Z. Mustafa tha se në vepra të përbashkëta duhet bashkëpunim për t’i dhënë vlerën e nevojshme investimeve./ATSH/