Haxhimusa: Kalimin te Drita nuk e shoh si tradhti

E publikuar: 07/06/2018 03:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Betim Haxhimusa, pas zyrtarizimit të transferimit të tij te kampioni Drita, ka folur për RTV Dukagjini, duke treguar arsyet pse u largua nga Gjilani.

“Është moment i vështirë të kalosh në rivalin më të madh, por ky është profesioni”.

“Arsyeja kryesore e këtij kalimi janë Kupat e Evropës, pastaj Drita ka një ekip mjaft të mirë dhe luftojnë për titullin kampion”, është shprehur Haxhimusa.

Ai ka folur edhe për garat e që ekipi i tij i ri do t’i zhvillojë në Ligën e Kampionëve.

“Në garat evropiane kemi pak mungesë të përvojës, por do të shikojmë t’ia dalim disi”, u shpreh përforcimi i ri Dritës.

Duke folur për Gjilanin, ai ka thënë se kalimin te Drita nuk e sheh si tradhti.

“Nuk e zë si tradhti, pak e vështirë, por do të kalojë edhe kjo”, deklaroi Haxhimusa për RTV Dukagjinin. /Telegrafi/