Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka kritikuar SBASHK-unë që kishte kërkuar shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor deri më 14 shtator.
Avdyli thotë se kërkesa e sindikatës për shtyrën e mësimit sa është absurde, është edhe anakronike.
“Shtyrja e mësimit për dy javë, dhe kërcënimi për shtyrje tjera e bërë nga Sindikata me arsyen se arsimtarët po rrezikohen sa është absurde , sa anakronike”, ka shkruar Avdyuli.
Mes tjerash në postimin e tij në ‘facebook’ ai ka thënë edhe se fatmirësisht sindikatat e tjera nuk janë si Rrahmani.
“Fatmirësisht sindikatat tjera s’janë si Rrahmani se atëherë spitalet duhej mbyllur se po rrezikohen punëtoret shëndetësor, policia duhej të demobilizohej se po rrezikohen nga infektimi, e administrata me u mbyll e tëra . Edhe pse fëmijët janë grupmosha më së paku që preken nga virusi, prapë sindikata po kërkon shtyrje sepse si duket ua kanë marrë lezetin pushimit e me ia nis punës pas një pushimi 6 mujor goxha vështirë po iu vie”, ka shkruar Avdyli derisa ka shtuar se “Sa kërkoni shtyrje ,përgatituni se 6 muaj e 2 javë janë të mjaftueshme, se horë na bëtë”.



















