Haxhi Avdyli: Jam kundër këtij mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, ta shtyjmë deri sa të piqën kushtet dhe mos të bëjmë salldo politike si LDK

E publikuar: 25/03/2020 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kosova dhe mbarë njerëzimi është duke u përballur me pandemi Covid-19, ashtu siç ka thënë shefi i OSHB’së. Ne sot do ishimi bashkë për të luftuar këtë virus dhe dalur në ndihmë qutetarëve në këtë pa siguri. Të flisnim për barrërat që mungojnë, policinë, qytetarët që janë të bllokuar në qytetet që janë karantinë. Ne i shkaktuam të gjitha këto kriza, që nga qeveritë e kaluara. Marrëveshje kishim LDK-LVV, dhe të gjithë ministrat duhet lavdëruar për punën e tyre. Ta zëm s’kemi pandemi, por kemi krijuar një krizë politike, po duam të formojmë një qeveri tjetër. Ne kemi disa vija të kuqe ku nuk do bëjmë një Qeveri me PDK’në, në anën tjetër me AAK’në dhe Nismën nuk kemi vija të kuqe, por kemi dallime. Përshkak se këto dyja janë kundër taksës. Prandaj duke e marrë parasyshë pandeminë duhet ta shtyjmë këtë mocion, shkaku i 2 milionë qytetarëve të cilët janë pa paga dhe kanë vështirësi. Mos të bëjmë salldo politike por ta shtyjmë këtë mocion deri sa të piqen kushtet.