Haxha: Telekomi i Kosovës po bankroton

E publikuar: 09/05/2016 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ka thënë se është e paimagjinueshme se në çfarë gjende është sjellë kjo kompani.

Haxha ka thënë se fajet për këtë i ka menaxhmenti aktual që është jokompetent.

“Nuk ka kompani në Botë që ka pësuar debakël sikur Telekomi i Kosovës në këto dy vitet e fundit. Nuk mbahet mend që një kompani me qindra miliona të hyra, sot të ketë vetëm gjashtë milionë fitim”, ka shkruar Haxha në profilin tij, në Facebook.

Në fund ai ka thënë se Telekomi i Kosovës është duke bankrotuar.