Ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, ka akuzuar menaxhmentin e tanishëm se ka paguar 400 mijë euro një kompani për mbrojtjen e kompanisë në Gjykatën e Arbitrazhit, ku PTK-ja i humbi rreth 30 milionë euro.
Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka akuzuar madje Agron Mustafës se ka angazhuar miq të tij në këtë proces.
Qeveria ishte e interesuar për kontratën e PTK-së me Z Mobile-in, thotë Haxha
“Ka angazhuar shokët e tij me të cilët ka punuar në Aeroport për të mbrojtur PTK-në. Janë paguar 400 mijë euro, ndërsa e ka pasur brenda departamentin legal”, ka thënë ai.
Haxha ka treguar se në kohën sa ka qenë ai drejtues i PTK-së Z Mobile-it i janë dhënë 200 mijë numra. Haxha ka thënë se Z Mobile ka kërkuar akoma më shumë numra.
Ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së ka thënë se menaxhmenti i PTK-së që ka ardhur pas tij do të mund të shmangte arbitrazhin nëse do t’i jepte numrat e kërkuar nga Z Mobile.
“A është më mirë që të jepeshin edhe ata numra e të merrej 27 për qind e fitimit, a të humbeshin këto para në arbitrazh. Në anën tjetër, Qeveria thotë se nuk do që të përzihet por në fakt ata përzihen edhe fort bile. Prandaj nuk ka guxuar Ministria e Ekonomisë që të rri duarkryq për të mos e lënë që kjo çështje të shkojë në arbitrazh”, ka thënë ai.
madje ka thënë se Arbitrazhi mund të shmangej duke përmendur edhe humbjet që PTK-së po i shkaktohej me procesin Sim2Sim.