Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli ka reaguar pas një postimi të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në lidhje me komunikatën e Qeverisë së Kosovës për protestat e djeshme ku përmendej edhe ai vet, ka thënë se ajo komunikatë ka shpifur.
Ahmeti ka thënë se Prishtina, për kryeministrin Mustafa, është një plagë e pashërueshme, transmeton Koha.net.
Kurse, këshilltari i Mustafës, Sokol Havolli ka ngritur disa pyetje drejt kryetarit Ahmeti: “A e din Shpendi që mbi 100 koktej molotovi janë hedhë dje, e 200 të tjera i kanë pasur të gatshme militantët e tij? Mos thoni që kjo nuk është organizim paramilitar!?”.
Havolli më tej i drejtohet Ahmetit duke i thënë se “marren që e ke bo dje nuk mundesh me mbulu me një status”.
Këshilltari i Mustafës shkon dhe më tej duke thënë se “flitet se shumë prej këtyre akteve po i përgatisin në ndërtesën që e qeverisë Shpend Ahmeti, ndërtesa e Komunës së Prishtinës”.

















