Havolli i LDK-së kritikon Hykmete Bajramin: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është kolektive

E publikuar: 14/01/2026 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Click të RTV21,ka komentuar reagimin e deputetes Hykmete Bajrami, të bërë përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se nuk pajtohet me mënyrën e komunikimit dhe interpretimet që ajo ka dhënë lidhur me përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor.

Havolli tha se Bajrami e ka ndjerë veprimin e saj si përgjegjësi morale, por sipas tij, komunikimi i tillë publik nuk është i duhuri.

“Zonja Bajrami e ka ndjerë si përgjegjësi morale veprimin e saj, por nuk pajtohem që komunikimi të bëhet në këtë mënyrë. Nuk mund t’i kërkosh dorëheqje dikujt kur kryetari Lumir Abdixhiku e ka ofruar vetë atë.” – u shpreh Havolli.

Ai shtoi se nuk pajtohet me interpretimet që përgjegjësia për humbjen zgjedhore t’i faturohet individëve të caktuar, duke theksuar se ajo është kolektive.

“Nuk pajtohem me interpretime të tilla, sepse përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve nuk është individuale, por kolektive.” – deklaroi Havolli.