Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka përgënjeshtruar lajmin e djeshëm në media, ku pretendohej se, sipas raportit të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar rritje në raport me kushtet e të bërit biznes.
Sipas Haskukës raporti i Bankës Botërore në fakt tregon të kundërtën. Ai thotë se Kosova ka shënuar rënie për dy pikë, e jo ngritje.
Ky është postimi i plotë i Haskukës në Facebook
Të vërtetat që po na servohen
Dje RTK dha lajmin që Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj.Hykmete Bajrami paska dhanë edhe një lajm të mirë për Kosovën: “që sipas Bankës Botërore është përmirësuar rankimi i Kosovës në të bërit biznes në Raportin Doing Business.
Më interesoi ky lajm dhe shikova raportin në linkun më poshtë, si shihet edhe në raport Kosova ka rënë për dy vende në të bërit biznes nga pozita e 66 ka rënë ne pozitën e 64, pra është -2 vende. Këta ose nuk po dinë matematikë ose …
Në fotografinë më poshtë mund të shihen pikët për parametrat përkatëse të vlerësimit, ndërkaq në link mund të gjeni detaje të tjera në raport me këtë çështje.