Tash është duke u mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku po flasin kryetarët e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes dhe LAA-së, edhe pse nuk ka kuorum.
Në këto momente në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është parë duke hyrë edhe presidenti, Hashim Thaçi..
Me gjasë Thaçi është duke shkuar në zyrën e tij, pasi në këtë objekt ndodhet edhe Presidenca e Kosovës.
















