Hashim Thaçi është shpallur humbësi i javës në një rubrikë të gazetës gjermane “Bild” për shkak të akuzave për trafikim organesh.
Donika Gërvalla-Schwarz ka shpërndarë një artikull të gazetës gjermane “Bild”, e cila e paraqet Hashim Thaçin si humbës të javës.
Artikulli i shkurtër përmend akuzat e fundit ndaj Thaçit për tregti organesh pikërisht në kohen kur ai pret të votohet për President.
Ky është postimi i Donika Gërvallës në facebook:
Për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata të LDK-së, të cilët kanë ende dilemë se ku e kanë vendin atë ditë që votohet Hashim Thaçi për president.
Gazeta BILD
Humbësi
12.02.2016
Çfarë historie horrori: Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi (47), mendohet të jetë i përzier në tregtinë me organe njerëzore, raportojnë mediat. Një gjykatë hollandeze do t’i hetojë këto akuza si dhe do të sqarojë, se a është i përzier Thaçi në këtë tregti që nga vitet 90.
BILD mendon: Më e neveritshme nuk ka ku shkon!
Foto: dpa Picture-Alliance