Hashim Thaçi: Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës

E publikuar: 05/01/2020 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar komandantin e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Shalën i cili u nda nga jeta para tetë vjetësh.

Thaçi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Shala tërë jetën ia kushtoi idealit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës”.