Hashim Thaçi largohet nga zyrat e EULEX-it nën masa të rrepta sigurie, niset drejt Hagës

E publikuar: 22/03/2025 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë nën masa të rrepta sigurie, ku ka qëndruar gjatë natës.

Thaçi sot u vizitua nga vëllezërit dhe bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.

Pas vizitës, vëllau i tij, Gani Thaçi ka folur shkurt për media, duke thënë se ish-presidentitë është mirë me shëndet.

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, ka deklaruar ai.

Derisa Thaçi po qëndronte brenda zyrave të EULEX-it, një grup i të rinjve ka protestuar para këtyre zyrave.

“S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”, janë disa nga parullat që janë mbajtur në duar nga këta të rinjtë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë prej që është në paraburgim në Hagë nga viti 2020, natën e kaluar ka qëndruar në Kosovë.

Pas qëndrimi të djeshëm në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, Thaçi natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Kosovë.